Irani po zhvillon manovra ushtarake pas sanksioneve të reja amerikane

Irani po zhvillon manovra ushtarake si edhe testime raketash, një ditë pasi SHBA vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit, si kundërpërgjigje ndaj testeve të javës së kaluar me raketa balistike.

U tha se ‘manovrat janë përgjigje ndaj kërcënimeve dhe sanksioneve të Washingtonit’.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 13 individëve dhe 12 kompanive iraniane.

Irani e kritikoi këtë veprim duke thënë se nuk do të lejonte që siguria e tij e brendshme të bëhej fokus i debatit ndërkombëtar.

Temat
Lajme

Të afërta