Imeri: KEDS vitin që shkoi vendosi mbi 207 trafo stacione të reja

Me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, KEDS, gjatë vitit që shkoi, ka vendosur mbi 207 trafo stacione të reja. Nga këto investime kanë përfituar mbi 100 mijë konsumatorë.

Kështu ka thënë për KosovaPress, menaxheri i departamentit të kontrollit të investimeve në KEDS, Armend Imeri.

Sipas tij, KEDS edhe këtë vit do të vazhdojë të investojë në këtë sektor, ku do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të rrjetit të distribucionit.

“Gjatë vitit 2016 , i kemi vendosur dikur rreth 207 trafo stacione të reja . Po ashtu, kemi vendosur edhe dhjetë transmator energjetikë, si dhe vlen të përmendet që gjatë kësaj periudhe janë ndërruar edhe 173 trnasmator të mbingarkuar. Përparësi i kemi dhënë zonave aty ku kemi pasur rënieje të tensionit, humbje të fuqisë, si dhe fytet ku kanë qenë të ngushta. Vlen të përmendet regjioni i Podujevës, Gjakovës, Pejës e kështu me radhë”, tha Imeri.

Ai shtoi se nga ky investim kanë përfituar rreth 100 mijë qytetarë.

“Gjatë vitit 2016, kanë përfituar diku rreth 100 mijë qytetarë, por qëllimi ka qenë aty që këta qytetarë të furnizohen me energji sa më kualitative. Pengesa, normalit gjatë kryerjes së punimeve ka pengesa por ekskluzivisht kemi pengesa gjatë gjetjes së lokacioneve për shkak të pronave private apo publike. Kemi bashkëpunim të mirë me komunat, zakonisht kërkojmë ndihmë prej komunave dhe këto probleme zgjidhen”, tha Imeri.

Ndërsa investimet në përmirësim të kualitetit të rrjetit do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2017, thotë Imeri, duke treguar se nga këto investime do të përfitojnë shumë qytete dhe fshatra.

Sipas tij, transmisionet energjetikë do të ndikojnë në transferimin e energjisë prej nivelit të lartë në atë edhe më të lartë.

“Gjatë vitit 2017, kemi paraparë po ashtu projekte investive, të cilat ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të rrjetit distributor. Vlen të përmendet lartë përçuesi i Junikut, Bishtazhinit, e kështu me radhë. Transmatorët energjetikë janë transmatorë të cilët bëjnë transferimin e energjisë prej nivelet të tensioneve më të lartë prej 35 deri në 90 kv. Këta trasmator energjetik zakonisht përfshijnë diku rreth 20 deri në 30 mijë konsumatorë, këta transmator i kemi ndërruar për shkak se zakonisht ia ngrisim kapacitetin, bëhet rritja e fuqisë“, tha Imeri.

Sipas tij, me këto investime që KEDS, ka paraparë në ndërtimin e trafo stacioneve do të përfitojnë qytetarët.

“Kjo nënkupton që qytetarët i përmirësohet energjia, përmirësohet tensioni tek qytetarët, jo vetëm tek ata qytetarë ku investohet trafo-stacionet por edhe atyre qytetarëve të cilët furnizohen prej trafo stacionet ekzistuese. Edhe ata përfitojnë, sepse me ndërtimin e trafo stacioneve të reja edhe qytetarët që furnizohen me trafostacione ekzistuese përfitojnë, i rritet niveli i tensionit, nuk do të kenë rënie të tensionit.”, tha Imeri.

Ndryshe, KEDS gjatë vitit 2017 do të ketë investime në përforcimin e rrjetit distributiv në gjithë Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta