Henry ka disa fjalë për Granit Xhakën (Video)

Thierry Henry beson se Granit Xhaka mund të shndërrohet në një lojtar tejet të rëndësishëm për Arsenalin në të ardhmen
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është duke vuajtur dënimin prej katër ndeshjeve për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Steven Defourit të Burnleyt, transmeton Gazeta Express

24-vjeçari është ndëshkuar tre herë me karton të kuq që prej transferimit të tij nga Borussia Monchengladbachu për 30 milionë euro.

Por, Henry ka justifikuar mesfushorin shqiptar, duke thënë se të gjithë bëjnë gabime.

“Edhe unë kam bërë gjëra që nuk duhej bërë. Ai sapo ka mbërritur këtu dhe ka nevojë të mësojë akoma. Ai do të bëhet i matur dhe shpresoj të bëhet një aset i mirë për ne”, ka deklaruar Henry. /Express/

Temat
BotëSportVend

Të afërta