Elvis Roshi rezulton ende kryetar i bashkisë në Kavajë, ministri zbardh bisedën

Edhe pse në fund të viti të kaluar kreu i qeverisë, Edi Rama shkarkoi nga posti i kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rioshi, mesa duket ky vijon ende të jetë kryetar i kësaj bashkie.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë ministri Arben Ahmetaj, i cili u prezantua sot si kandidat për deputet në Kavajë. Roshit njëkohësisht iu hoq mandati edhe nga KQZ, kjo pasi nuk kishte zbatuar ligjin për dekriminalizimin, duke mbajtur të fshehur një dënim që kishte marrë vite më parë në shtetin e Italisë.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha:

“Para se të vija këtu, një person shumë i lartë në politikë më thotë të paralajmëroi se do të të gjejë belaja me kryetarin e bashkësisë. Nga fillimi deri në fund do të kërkojë vetëm projekte.

Dhe më besoni se unë kam qenë deputet dhe në Gjirokastër, por sa punë është bërë këtu nuk është bërë një asnjë vend. Kjo i takon punës së kryetarit të bashkisë e parëtisë që ia keni dalë dhe i keni bërë sfidë gjithë Shqipërisë dhe sot jeni shembull”, tha Ahmetaj i cili mori duartrokitje nga socialistët në sallë. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta