Distria e Nora fillojnë mbarë 2017, marrin medalje në Sofje

Xhudistet kosovare Distria Krasniqi e Nora Gjakova e kanë filluar mbarë vitin 2017, transmeton Koha.net.

Ato i kanë sjellë dy medaljet e para Kosovës për këtë vit në garën e parë të Kupave Botërore, ka bërë të ditur trajneri i tyre Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.

“Dy medalje në garën e parë të Kupave Botërore. Distria e Nora të bronzta në Sofje, ndërsa prezent ishte edhe ambasadori unë në Bullgari, Shpend Kallaba.

Distria në mes tjerash sot mposhti hiq më pak se kampionen Olimpike, brazilianen Menezes. E në gjysmëfinale ishte e shkëlqyeshme me japonezen nga e cila humbi në 10 sekondat e fundit”, ka shkruar Kuka.

Temat
Sport

Të afërta