Calhanoglu: Sezonin e ardhshëm luaj në Premierligë te kjo skuadër (Foto)

Hakan Calhanoglu do të luajë për Chelsean sezonin e ardhshëm
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari i Bay Leverkusen, për të cilin ka përfunduar sezoni pas dënimit me katër muaj nga CAS, i cili nuk ka të drejtë luaj as për skuadrën e gjermane dhe as për Kombëtaren e Turqisë, shkruan Gazeta Express.

“Me ndihmën e zotit, unë do të jem lojtar i Chelseat sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai. “Ka edhe shumë klube tjera evropiane që janë të interesuar për shërbimet e mia”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi u dënua me katër muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, me një fjalë për Calhanoglu ka përfunduar sezoni. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta