Agjencia e kufirit evropian nis patrullimet në Maqedoni

Oficerë të agjencisë së kufirit evropian, FRONTEX, nisën sot një mision patrullimi kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë, njoftoi media vendase.

Sipas portalit maqedonas të lajmeve, “Plusinfo”, të paktën 30 oficerë janë dislokuar për të mos lejuar emigrantët të kalojnë kufirin dhe për të vijuar më pas drejt veriut përgjatë rrugëve tashmë të mbyllura ballkanike për fluksin e emigrantëve.

Vitin e kaluar, kufiri greko-maqedon tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, pasi mijëra emigrantë u grumbulluan në kampe të improvizuara refugjatësh në fshatin Idomeni, në anën greke të kufirit.

Autoritetet greke e mbyllën kampin në muajin në maj të vitit të kaluar.

Rreth 65 mijë refugjatë presin ende në Greqi me shpresën për të vijuar udhëtimin drejt Evropës Perëndimore.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta