Të gjithë e njohim si prezentuese bukuroshe shqiptare, por tani ajo bëhet shkrimtare! (Foto)

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret shqiptare më të dashura për publikun.

Ajo ka një karrierë të suksesshme në moderim e prej disa kohësh edhe si biznesëoman. Sipërmarrja e saj “Class by Alketa Vejsiu” e ka vënë këtë vit në qendër të vëmendjes si një ndër organizatoret kryesore të disa eventeve të bujshme. Prej vitesh ajo i është dedikuar televizionit duke qenë në krye të disa programeve më të ndjekura në TV Klan, si “X Factor”, “Your Face Sound Familiar” dhe “Dance ëith Me”.

Pak orë më parë, Alketa, përmes një postimi në Instagram, na ka treguar projektin e saj të ri, një fushë e paeksploruar nga ajo më parë: shkrimi i një libri. E kontaktuar nga Blitz.al, moderatorja ka rrëfyer më shumë se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë do të shkruhet në librin që, sipas saj, do të jetë një frymëzim për të gjithë të rinjtë.

“Në këtë libër do të rrëfej punën time si sipërmarrëse duke e kombinuar me eksperiencat televizive. Sigurisht në të do të ketë edhe pak biografi. Besoj se do të jetë frymëzues për të rinjtë që duan të besojnë te një ëndërr dhe të punojnë fort për ta arritur edhe duke iu referuar disa përfundimeve praktike që kam nxjerrë pas afro 19 vitesh punë, që nisën kur unë isha vetëm 12 vjeçe”,- është shprehur Alketa.

“Jeto bukur” është libri që Vejsiu do të sjellë shumë shpejt për të gjithë ndjekësit e saj. Si gjithçka që e merr frymëzimin nga vetë jeta, besojmë se edhe ky libër do të lërë një shije të mirë te të gjithë ata që do ta lexojnë. Ne i urojmë shumë suksese Alketës!

Temat
Showbiz

Të afërta