Situatë e qetë në Mitrovicën veriore pas tubimeve të djeshme

Në Mitrovicë sot është situatë e qetë, nuk ka tubime të njerëzve, ndërsa situata në qytet është e zakonshme, raporton gazetari i agjencisë Beta nga Mitrovica.

Dje në Mitrovicë, pjesa veriore, pati tubime të qytetarëvë serbë për shkak të informatave se gjoja do të ndodhte një “sulm” nga ana jugore dhe do të rrënohej muri në afërsi të urës mbi lumin Ibër, por situata tani është e qetë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, paralajmëroi në Rashkë, pas takimit me Kryeministrin e Serbisë, Vuçiq, se do të shkojë në Prishtinë për bisedime “ndosnëse nuk pret rezultate”, raporton Blic.

Muri i cili është ndërtuar në afërsi të urës mbi lumen Ibër, është objeck i diskutueshëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Serbët thonë se është mur mbështetës për të pamundësuar makinat që të kalojnë në zonën e këmbësorëve dhe se aty do të bëhet një teatër veror, ndërsa për shqiptarët ky mur është një barrikadë e re.

Përfaqësuesit e serbëve thonë se më e rëndësishmja është që të ruhet paqja dhe se me diloag mund të arrihet deri tek zgjidhja e qëndrushme, gjë që, sipas tyre, “deklarativisht pajtohen edhe në Prishtinë”.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta