Ronaldo mposhti Messin përseri

Prestigjiozja “Forbes” njoftoi listën e saj për sportistët më të paguar në botë.

Cristiano Ronaldo shfaqet në krye, me të ardhura prej 88 milionë dollarë (81.7 milionë eurosh), të ndara në mes të pagave dhe kontratave reklamuese. I dyti në listë është i famshmi tjetër nga futbolli, Leo Messi, i cili thuhet se fiton 81.4 milionë dollarë (75.6 milionë euro).

Portugezi dhe argjentinasi janë vetëm dy lojtarë, të cilët shfaqen në mesin e 20 sportistëve që fitojnë më shumë para. Pas lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës vjen Lebron James (71.5 milionë).

Roger Federer (62.9 milionë) dhe Kevin Durant (52.2 milionë) rrumbullakosin “top 5”.Futbollisti tjetër për të dalë në listë është Neymar, i cili zë vendin e 21-të, me të ardhura totale prej 34.8 milionë eurosh. Sportisti i parë spanjoll në këtë klasifikim të “Forbes” është Rafa Nadal. Ky i fundit gjeneron njësoj me Neymar dhe 1 milion më shumë se Fernando Alonso.

Pas Cristiano Ronaldos, Messit dhe Neymar vjen Ibrahimovic, që zë pozitën e 23-të, me të ardhura prej 34.7 milionësh. Gareth Bale është i 25-ti, me 33.3 milionë euro. Hazard është i fundit nga futbollistët në “top 100”. Belgu i Chelsea renditet në vendin e 85-të, me të ardhura prej 20.4 milionësh.

Temat
BotëSport

Të afërta