Reperi 50 Cent paguan borxhet e tij prej 8.7 milionë dollarë

Reperi 50 Cent nuk është më i falimentuar.

Ai ka paguar borxhet e tij prej 8.7 milionë dollarë nga paratë e tij kesh.

Këngëtari i “Get Rich or Die Tryin” ka nënshkruar bankrotimin e tij në Gjykatën Federale të Connnecticut-it në muajin korrik të vitit 2015, pasi Lastonia Leviston nga Florida kishte fitur 7 milionë dollarë pas një akuze ndaj tij.

Më pas, 50 Cent kishtë bërë të ditur se 36 milionë dollarë para kesh të tij ishin borxh, derisa 20 milionë të tjera asete poashtu.

Reperi, emri legal i të cilit është Curtis Jackson mori kritika nga gjyqtari i falimentimit pasi kishte postuar foto të parave të gatshme në media sociale, ndërsa ai kishte deklarua se kishte falimentuar.

Jackson ende kishte katër vjet për të shlyer borxhet sipas një plani të falimentimit të aprovuar nga gjykatat

Temat
BotëShowbiz

Të afërta