Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për ‘Balilin’, Nishani i mbyll derën Peleshit!

Në ambientet e Presidencës në Tiranë është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i drejtuar nga kreu i shtetit Bujar Nishani, për të diskutuar një nga çështjet më të nxehta, atë të Klemend Balilit.
Edhe pse është një i dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

tashmë i shpallur në kërkim, ish-zyrtari i Drejtorisë së Transportit në Sarandë, u kthye edhe në çështje kryesore politike, për shkak edhe të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kërkuan arrestimin e tij. Një shqetësim të tillë, e mori personalisht kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së fundit në SHBA, ndaj ishte vetë kryeparlamentari që kërkoi mbledhjen e këshillit të Sigurisë.

Në këtë takim, i cili zhvillohet pa praninë e mediave, mungon kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë. Por kreu i qeverisë nuk do të ketë përfaqësim në këtë tryezë, pasi Presidenti Nishani refuzoi praninë e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Për shkak të peshës dhe rëndësisë që i është dhënë ngjarjes, Nishani kërkon prani të kryeministrit Rama.

Në mbledhje marrin pjesë kryeparlamentari Meta, ministra të kabinetit qeveritar, drejtori i Policisë së Shtetit, Kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, gjenarali i Forcave të Armatosura Jeronim Baze si dhe kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho.

Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”. Në muajin Dhjetor te vitit 2016, Policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.

Aktualisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve. /Gazeta Express/

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta