Ja ku xhirohet seriali “Ertugrul” (Foto)

Teksa “Ertugrul” po thyen të gjitha rekordet në shikueshmëri, shumë pyesin ku po xhirohet seriali, i cili paraqet jetën e shekullit XIII
“Haber7” thotë se dy sezonet e para të “Ertugrul” janë xhiruar në dy fusha gjigante në rajonin Riva, në Districtin Beykoz të Stambollit. Riva është një fshat në brigjet e Detit të Zi, në pjesën aziatike paranë ngushticës së Bosforit.

Sheshxhirimet gjigante në Riva kishin një çadër 600 metra katrorë dhe 35 çadra të tjera, më të vogla, sipas atmosferës së epokës kur jetonte Sulejman Shahu në shekullin XIII. I gjithë sheshxhirimi ishte i shtrirë në 40 000 metra katrorë.

Në një pjesë prej 6000 metrash katror u improvizua Alepoja (qyteti në Sirinë e sotme, dikur pjesë e Perandorisë), Pallatet e Alepos, depot e furnizimit, dhomat e të ftuarve, korridoret, vendqëndrimi i Selçukëve, i tempullarëve etj.

Aty afër, në fabrikën e Këpucëve në Beykoz u krijua një hapësirë 5 000 metra katrorë ku u improvizua pazari i Alepos, kalaja etj.

Në sezonin e tretë, skenari kërkonte ndryshim vendi dhe kështu xhirimet janë zhvendosur në provincën turke të Nevsehirit, në rajonin e Kapadokias.

Kapadokia është një zonë që vizitohet nga miliona turistë çdo vit, por zhvendosja e xhirimeve të serialit “Ertugrul” e ka gjallëruar edhe më shumë zonën, qindra kilometra larg nga Stambolli.

“Ertugrul”, për publikun shqiptar transmetohet në Televizionin Klan./tvklan.al/

Temat
ArtShowbiz

Të afërta