Ish-kryeministri i Norvegjisë merret në pyetje në aeroportin e Uashingtonit

Ish-kryeministri i Norvegjisë është ndaluar dhe marrë në pyetje në aeroportin e Uashingtonit, për shkak të një vizite në Iran tre vjet më parë, shkruan“The Guardian”.

Kjell Magne Bondevik, i cili shërbeu si kryeministër i Norvegjisë nga 1997-2000 dhe 2001-2005, fluturoi në Shtetet e Bashkuara nga Evropa për të marrë pjesë Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve (qe ishte dje).

Ai u mbajt për një orë në aeroport, pasi agjentët doganore panë në pasaportën e tij diplomatike se kishte qenë në Iran në vitin 2014. Bondevik tha se pasaporta e tij tregonte qartë se ai ishte ish-kryeministri i Norvegjisë.

“Sigurisht që unë e kuptoj plotësisht frikën nga terroristët e ardhur në këtë vend – tha ai për ABC7 – Por fakti që unë kam një pasaportë diplomatike, sepse jam një ish-kryeministër duhet të ishte i mjaftueshem /SYRI.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta