Haradinaj për Agollin: Lamtumirë poeti im i madh

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shkruar një status në Facebook me anë së cilit ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Haradinaj është duke qëndruar në Francë, si i lirë me kusht pasi që policia e kishte arrestuar atë më 4 janar në bazë të një fletarresti serb.

Vendimi për Haradinajn do të merret më 9 shkurt.

“Lamtumirë poeti im i madh!
Dritëroi me poezinë e të cilit u rritëm, do të na përcjellë edhe në vjeshtën e jetës!
Pusho i qetë plaku i poezisë shqipe”

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta