FSHF prodhon topa për të gjithë skuadrat

Në një njoftim në faqen zyrtare, FSHF ka shpalosur projektin e shpërndarjes së topave madje duke përzgjedhur edhe dizenjot përkatëse.

Kategoria Superiore dhe ajo e Parë do të kenë topa të personalizuar me logot e tyre, ndërkohë që në stërvitje çdo skuadër do të ketë në dispozicion topa me logo të FSHF-së.Njoftimi i plotë i FSHF-së: Siç edhe jeni në dijeni FSHF para pak kohësh ka iniciuar një projekt për të shpërndarë topa falas për të gjithë futbollin shqiptar.

duke filluar nga Kategoria Superiore e deri tek ajo amatore, përkatësisht, deri në fëmijët e moshave 7-vjeçare.Topat do të jenë të branduar me logot e kompeticioneve.

Sot i’u ripërcjellim edhe brandimin final të TOPAVE, tashmë të konfirmuar që do të përdoren në Garat e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, por edhe Topin zyrtar të FSHF-së. Topi i Kategorisë Superiore dhe kategorisë së parë do të ketë çerfifikimin përkatës FIFA-Pro, i cili është niveli më i lartë i aprovimit të topave.Ndërsa topat e stërvitjes do të kenë çertifikimin e FIFA-IMS (International match Standarts).

Topat do ti shpërndahen klubeve dhe skuadrave për sezonin e ardhshëm 2017 -2018. Sasia e tyre do të jetë 17500 topa në vit.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta