Edhe një i arrestuar për sulmin në Muzeun e Luvrit

Një ushtar francez të premten ka qëlluar dhe plagosur një burrë të armatosur me thikë, pasi ai u përpoq të hynte në Muzeun e Luvrit në Paris derisa në duar kishte një valixhe.

Personi kishte bërtitur “Allahu Ekber” derisa policia beson se ai donte të kryente një sulm terrorist.

Kreu i Policisë së Parisit, Michel Cadot ka thënë se një person i dytë është arrestuar dhe se në valixhen që personi që kreu sulmin kishte në duar, nuk është gjetur asgjë.

Zyrtarët e Muzeut të Luvrit kanë thënë se muzeu është mbyllur dhe se vizitorët që ishin brenda kur ka ndodhur sulmi, po mbaheshin aty për çështje sigurie, transmeton Klan Kosova.

Franca është goditur nga sulme të ISIS-it gjatë dy vjetëve të fundit, që kanë vrarë më shumë 230 njerëz.

Temat
Lajme

Të afërta