Donald Trump i hakmerret rëndë Kim Kardashianit

Kim po kthehej me familje nga pushimi katër ditor në Kostarikë, kur në avionin e saj kanë hyrë pjesëtarët e doganës, ndërsa pasi kanë zhvilluar një bisedë me ta, Kardashianët janë lejuar ta lëshojnë avionin

Vetëm disa ditë më parë, bukuroshja Kim Kardashian, me një postim të saj në “Twitter”, ka treguar se pse ndalesa për hyrje të myslimanëve në SHBA është e gabuar, ndërsa qysh sot atë e ka pritur hakmarrja e presidentit të ri Donald Trump. Në të vërtetë, avioni i saj privat është kontrolluar në detaje në aeroportin e Los Anxhelosit, me dyshimin se në të mund të ketë imigrantë ilegalë.

Kim po kthehej me familje nga pushimi katër ditor në Kostarikë, kur në avionin e saj kanë hyrë pjesëtarët e doganës, ndërsa pasi kanë zhvilluar një bisedë me ta, Kardashianët janë lejuar të lëshojnë avionin. Daljen e tyre nga avioni e kanë xhiruar paparacët e shumtë. Për fat, në avion nuk është gjetur ndonjë gjë e ndaluar.

Të rikujtojmë se, pasi Trump kishte nënshkruar urdhëresën ekzekutive me të cilën për katër muaj është suspenduar hyrja e refugjatëve në SHBA dhe përkohësisht ua ka ndaluar hyrjen qytetarëve nga Siria dhe gjashtë shtete tjera myslimane, Kim nuk kishte humbur kohë por në “Twitter” i është përgjigjur presidentit të ri, duke postuar një tabelë me numrin e amerikanëve të cilët mesatarisht i vrasin emigrantët ekstremë myslimanë.

Tabela të cilën Kim e ka postuar tregon se talibanët gjatë një viti vrasin dy amerikanë, nga ana tjetër, amerikanët brenda një viti në SHBA vrasin 11 mijë njerëz. /ZERI/

Temat
Showbiz

Të afërta