Barcelona merr një lajm të mirë para ndeshjes me Bilbaon (Foto)

Andres Iniesta dhe Sergio Busquets kanë stërvitur me grupin
Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë para ndeshje me Athletic Bilbaon, e cila luhet nesër nga ora 16:15.

Andres Iniesta dhe Sergio Busquets kanë sanuar lëndimet dhe janë rikthyer në stërvitje me grupin, përcjell Express.

“Iniesta dhe Sergio Busquets kanë stërvitur me grupin, por ne jemi duke pritur vendimin e stafit mjekësore nëse janë gati të luajnë”, ka deklaruar Enrique.

Busquets ka munguar për tre ndeshje, ndërsa Iniesta ishte jashtë fushë për katër ndeshje radhazi. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta