Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

Deputeti i pavarur, Ilir Deda dhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kanë folur për udhëheqjen e subjektit të ri poltik, të cilën janë duke e krijuar.
“Gjysma e strukturës do të renditet në bazë të votës së qytetarëve dhe gjysmën tjetër në mënyrë demokratike do ta zgjedh partia”, ka thënë deputeti Deda.

Kusari – Lila në Rubikon ka thënë se Alternativa e Re do të ndryshojë nga partitë tjera sepse ajo dhe Deda nuk kanë qëllime individuale.

Ajo ka shtuar se zgjedhje e kreut të partisë do të jetë demokratike, dhe e pa rëndësishme në kuptimin e asaj se qëllimet do të jenë kolektive dhe jo individuale.

Ndërsa deputeti ka thënë se mund të mos jetë as ai e as Kusari – Lila në krye të Alternativës së Re. /Express/

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta