Trump: Bota është në telashe, ama mos u brengosi se e rregulloj unë, se kjo është ajo ça bëj

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se bota është në telashe, se SHBA-ja është duke u shfrytëzuar nga çdo vend i botës dhe se ai është duke pasur telefonata të vështira teksa punon për t’i adresuar çështjet.

“Bota është në telashe, por ne do të ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve, në rregull? Kjo është ajo çfarë bëj – i rregullojë gjerat,” ka thënë Trump, transmeton Express.

Po ashtu, sipas tij liria e fesë është duke u kërcënuar.

“Më besoni, kur dëgjoni për telefonatat e vështira që jam duke i pasur – mos u brengoseni. Thjesht mos u brengoseni,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se vendet tjera po e shfrytëzojnë SHBA-në

“Gati çdo vend i botës është duke na shfrytëzuar, në të vërtetë. Po nuk do të ndodhë më,” ka shtuar a./Gazeta Express/

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta