Thaçi për takimin e fundit në Bruksel: I rëndë dhe i vështirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova – ku është i ftuar bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama – se takimi i fundit në Bruksel, me një shkurt, ka qenë me shumë vështirësi dhe aspak i lehtë.

“Nuk ka qenë një takim i këndshëm dhe i lehtë, por me shumë vështirësi dhe i rëndë”, ka pohuar Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Por, situata nuk është aq e ekzagjerueshme. Kosova është në paqe, dialogu po zhvillohet për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi, fqinjësi të mirë dhe pajtim mes dy shteteve tona”.

“Vështirësi ka, ka edhe mosmarrëveshje, por synimi ynë ka qenë ulja e tensioneve dhe tejkalimi i vështirësive. Unë besoj në paqe dhe stabilitet, për çka edhe po dialogojmë e bisedojmë”.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta