Sulmet kibernetike rrezik për sigurinë

Është hapur konferenca tre ditore ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, në të cilën u tha se kërcënimet kibernetike janë në rritje në gjithë botën, sidomos nga terroristët dhe kriminelët.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie, theksoi se kërcënimet në internet shkaktojnë kompleksitetin dhe lidhjet e jetëve të njerëzve dhe vendeve që rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare.

Delawie tha se siguria kibernetike nuk mund të atdhesohet nga një vend apo nga një biznes, sepse ky kërcënim nuk respekton kufijtë dhe reagimi duhet të jetë bashkëpunues dhe duhet të punohet bashkë për të krijuar një internet me hapësirë kibernetike që është e sigurt, e rregullt dhe e qasshme për të gjithë.

Njëri prej kërcënimeve që po rritet aktualisht në gjithë botën, sipas ambasadorit Delawie, është edhe rritja e radikalizmit.

“Një prej kërcënimeve që dua ta theksoj është edhe trendi në rritje i radikalizimit në gjithë globin. Jam i sigurt që jeni të brengosur për hapësirën që terroristet përdorin. Duhet të gjejmë mënyra tjera për ta bërë edhe me të vështirë që terroristët apo kriminelët të gjejnë vendin e tyre në hapësirën kibernetike kur përdorimi i mjeteve sociale kalon kufirin nga komunikimi tek shprehja e qëndrimeve që mund të jenë edhe brëngosëse edhe dalin tek terrorizmi atëherë kjo duhet të adresohet. As ne, e as ofruesit e këtyre teknologjive nuk duam t’i lëmë këta terrorist t’i përdorin këto pajisje”, është shprehur ai.
Institucionet e Kosovës kanë ndërmarr hapa konkret në veprimet për të përballuar sulmet kibernetike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe koordinatori i strategjisë për siguri kibernetike Nehat Mustafa, tha se qeveria tashmë një vit ka miratuar strategjinë për siguri kibernetike dhe planin e veprimit 2016-2019.

“Me të gjitha institucionet me të cilat bashkëpunojmë ose janë bartëse të aktiviteteve që parasheh strategjia kemi gjetur një gatishmëri të tyre që të ketë një koordinim në mes atyre institucioneve sepse është kuptuar përfundimisht duke bashkëpunuar dhe koordinuar të gjitha institucionet mund t’iu dalin me sukses përballë sulmeve kibernetike të cilat mund të ndodhin në çdo moment dhe të sulmohen institucione të ndryshme”, ka thënë Mustafa.
Riza Shillova, drejtor i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, duke iu referuar analizës strategjike të sektorit të sigurisë së Kosovës, tha se krimi kibernetik në bazë të këtij hulumtimi, paraqet krim jokonvencional i identifikuar si një ndër rreziqet dhe sfidat e kërcënimeve globale, e në këtë kontekst edhe kërcënimeve për sigurinë nacionale të Kosovës.

Ai theksoi se nga kjo perspektivë, ata si Polici kanë identifikuar disa fusha si më kryesorët që lidhen me krimet kibernetike për të cilat janë duke punuar.

“Problematika e krimeve kibernetike në përgjithësi mund të klasifikohet në tri fusha kryesore me të cilat ne përballemi. E para krimet specifike të internetit siç janë sulmet ndaj sistemet informative, shembull faqet e rreme. E dyta mashtrimet dhe kërcënimet kibernetike siç janë vjedhja e identitetit, postat e padëshiruara, klonimi i kartelave bankare dhe kartelave tjera. Dhe e treta përmbajtjet e paligjshme online duke përfshirë materiale e keqpërdorimi i fëmijëve që është një nga krimet delikate dhe të vështira për hetim, pastaj nxitja e urrejtjes racore dhe nxitjen e kateve terroriste, nxitjen e dhunës, racizmit dhe knesofobisë”, u shpreh Shillova.
Po ashtu, ai shtoi se duke punuar edhe në ngritjen e kapaciteteve në kuadër të strategjisë nacionale, sigurisë kibernetike e cila ka trasuar rrugën e ndërtimit institucional dhe bashkërendimin mes institucioneve dhe me gjerë.

Marko Jagodic, nga telefonia mobile IPKO, foli rreth digjitalizimit të hovshëm në botë dhe rrezikut të sigurisë dhe privatësisë.

“Siguria paraqet një prej nevojshmërive kryesore sot. Historia nuk na ka përgatitur për botën në të cilën po jetojmë sot. Jemi shumë të vetëdijshëm si për kërcënimet fizike për rreth nesh, por nuk jemi të vetëdijshëm për rreziqet kibernetike që ekzistojnë përreth nesh. Prandaj mendoj që siguria është nën kërcënimin me të madh sot se që ka qenë ndonjëherë më parë”, tha Jagodic.

Konferenca ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi dhe gara me e madhe e Hackingut në vend dhe rajon, e cila ka bërë bashkë rreth 100 ekspertë që do të testojnë sigurinë e web faqeve të ndryshme private dhe publike do të zgjasë tri ditë, nga 2 deri me 4 shkurt.

Temat
BotëRajonTeknologjiVend

Të afërta