Shpërndahen protestuesit në veri të Mitrovicës

Protestuesit e mbledhur te muri në veri të urës së Ibrit, kanë nisur të shpërndahen.

Në përpjekje për të bërë fotografi të turmës që po shpërndahet, polici në gjuhën serbe i tha gazetares së Telegrafit të largohet sepse “nuk lejohet fotografimi në veri të MItrovicës”.

Shpërndarja e tyre vjen pas takimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit që patën këta në Rashkë, Vuçiqi akuzoi palën e Kosovës se po akuzon gjithmonë Serbinë dhe se në Bruksel gjithmonë i ndryshojnë marrëveshjet për të cilat pajtohen.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta