Realizohet thirrja e parë me kodin e ri +383

Thirrja e parë me kodin e ri telefonik +383 është realizuar në një konferencë për media të mbajtur nga Telekomi i Kosovës, raporton Koha.net.

Drejtori menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa, ka thënë se ky është një lajm i madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit që prej çlirimit.

Me zbatimin e kodit të ri, gradualisht kodet tjera do të eliminohen. Kodi 381 deri në fund të 2017 do të largohet tërësisht”, ka thënë Mustafa derisa ka realizuar këtë thirrje.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta