Prizreni do të bëhet me pishinë olimpike

Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës kanë nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi, për financimin e dy projekteve të rëndësishme rekreativo-sportive, një pishinë olimpike në Prizren dhe të një stadiumi futbolli në Zhur.

Pas takimit me zyrtar të MKRS-së, kryetari Muja tha se këto dy projekte i dedikohen në radhë të parë rinisë prizrenase dhe riorganizimit të klubit futbollistik në Zhur, për çka falënderoi ministrinë në fjalë për bashkëpunim.

Në emër të Ministrisë së Kulturës, sekretari permanent i saj, Veton Firzi, tha se për këto dy projekte ministria nga ndarë 400 mijë euro, ndërsa punimet sipas tij pritet të fillojnë shumë shpejtë.

Bedri Hoxhaj, ish kryetar i fshatit Zhur, tha se ky është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e Zhurit dhe banorët e këtij lokaliteti, pasi në mungesë të infrastrukturës sportive është shuar edhe klubi futbollistik “ Vëllazëria” .

Më këtë rast, sekretari permanent i MKRS-së, Veton Firzi tha se kjo ministri është e përkushtuar edhe në sektorin e trashëgimisë kulturore në Prizren.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta