Milani afër një transferimi të madh pavarësisht mbylljes së afatit kalimtar (Foto)

Martin Caceres është afër transferimit në Milan
Pas lëndimit të Mattia De Sciglios dhe Luca Antonelli, Milan është hedhur në sulm për një mbrojtës dhe i vetmi që mund të luajë është ish mbrojtësi i Juventusit e Barcelonës, Martin Caceres, transmeton Gazeta Express.

Martin Caceres ka kohë që është pa skuadër dhe 29 vjeçari mund të transferohet në San Siro gjatë kësaj jave, pavarësisht se afati kalimtar i janarit është mbyllur.

Lajmin e bën të ditur Milan TV, sipas të cilit ish lojtari i Barcelonës do të jetë si transferim i detyruar për Montellas, pas lëndimeve të Mattia De Sciglios dhe Luca Antonelli. /Express/

Temat
Sport

Të afërta