Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama godet shtetin serb!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka thënë se veprimet e fundit të Serbisë kanë dëshmuar se ata me rast kthehen prapa në kohë, duke u shfaqur në forma krejt joracionale.

Ai ka deklaruar se megjithë dallimet shqiptarët dhe serbët duhet të dialogojnë për të ndërtuar paqen, pasi rrugë tjetër nuk ka.

“Ne besoj kemi bërë gjënë e duhur dhe ju siguroj që gjëja e duhur është që të mos biem pre e këtyre shfaqjeve provokuese dhe t’i mëshirojmë kur fqinjët tanë shfaqen në forma të këtilla. Treni u nis nga Beogradi dhe shkoi prapë në Beograd.

Në fund të ditës këto janë ato që quhen ‘manovra në xunkth’. Duhet të ruhemi shumë nga reagimet irracionale, apo nga ushqimi i dëshmëm i politikës që synon të shfrytëzojë të tilla situata për të nxitur emocione negative për konsum të brendshëm”.

“Kosova është pika e ndarjes me pikë mes meje dhe kryeministrit serb dhe mes nesh dhe Serbisë. Ose do të qëndrojmë me kurriz me Serbinë dhe të ndahemi në gjithcka. Ose do të qëndrojmë ballë për ballë dhe të gjejmë rrugë për të bashkëpunuar.

Një pjesë e padukshme e kësaj historie janë shkëmbimet në nivelin tregtar, në nivelin ekonomik, turistik, që krijojnë kushtet për të rritur një volum komunikimi në nivelin e njerëzve që sjell të mira për të gjithë. Shqiptarët e Kosovës kanë dallim shumë të madh nga serbët.

Shqiptarët nuk kanë luftuar asnjëherë për t’u marrë serbët dicka që s’u takonte. Por dolën në luftë për të marrë atë që u ishte marrë padrejtësisht dhe u takonte: atdheun e tyre. Ne as nuk kemi nevojtë të biem pre e provokimeve, apo të ndjehemi të dobët kur shohim se fqinjët tanë kthehen hera-herës në të shkuarën. Shqiptarët kanë fituar luftën. Tani sfida është të fitojmë paqen”. /

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta