Klopp i kundërpërgjigjet Mourinhos

Jurgen Klopp i është kundërpërgjigjur deklaratave të Jose Mourinhos
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Jose Mourinhos, duke pohuar se ishte me fat që nuk u përjashtua pas konfrontimit me gjyqtarin e katërt në ndeshjen ndaj Chelseat, transmeton Gazeta Express.

Besohet se trajneri gjerman i tha gjyqtarit të katërt Neil Swarbrick se “askush nuk mund të na mposht” në momentin kur Simon Mignolet priti penalltinë e Diego Costas në barazimin 1:1 në Anfield. Për këtë, i heshtur nuk ka mbetur Jose Mourinho, i cili tha se rregullat për të në Premierligë janë ndryshe, por qw tani mori kundërpërgjigjen e menjëhershme nga Klopp.

“Kam dëgjuar për këtë problem edhe më parë. Nuk e kam idenë (se trajnerët trajtohen ndryshe). Të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjmë. Nuk u duk mirë, por nuk ishte keq sesa që dukej”, tha Klopp.

“Ndoshta isha me fat. Ka shumë mënyra për t’u përballur me situata. Ishte ndeshje emocionuese. Të gjithë kemi probleme, unë, Jose, Arsene Wenger. Ndonjëherë dënohemi, ndonjëherë jo. Ishte më keq kur isha i ri”, shtoi më tej Klopp. /Express/

Temat
Sport

Të afërta