Kjo është veçoria më e re e Facebook’ut (Foto)

Rrjeti më i madh social Facebook është duke testuar një veçori të re që inkurajon përdoruesit të bëjnë miq edhe ata të cilët nuk i njohin.

“Discover People” (Gjeni njerëz) ju fton që të “prezantoni veten” fillimisht duke përditësuar disa sektore të profilit, përfshirë biografinë dhe fotografitë.

Nën to është një listë e eventeve në të cilat jeni të interesuar, apo që keni vendosur të shkoni, apo edhe ato në të cilat jeni të ftuar.

Sipas “TechCrunch”, klikimi në këto hap një listë të profileve të njerëzve të panjohur, që potencialisht janë të interesuar në ato ngarje, dhe mund të kaloni nga njëri te tjetri dhe t’i shtoni në listën e miqve.

Afër sektorit për eventet e ardhshme është një hapësirë tjetër me profile të njerëzve nga eventet e shkuara në të cilat keni qenë, si dhe njerëzit që jetojnë afër jush apo punojnë afër jush.

Mbetet të shihet kur do të nisë së funksionuari kjo veçori.

Temat
Teknologji

Të afërta