Këto janë 15 urdhrat ekzekutivë që Trump i dha me fillim të mandatit

Donald Trump nga 20 janari është president i SHBA-ve. Menjëherë pas marrjes së detyrës ai ka filluar me përmbushjen e premtimeve të tij zgjedhore. Ai ka lëshuar një sërë urdhëresash për të cilat nuk i duhet Kongresi. Ato tregojnë se në cilin drejtim shkon politika e tij. Ja 15 prej tyre që ka publikuar “Watson.ch”.

Ndalimhyrja për refugjatët dhe qytetarët nga 7 vende myslimane.

Donald Trump ka vendosur kufizime udhëtimi me të cilat dëshiron ta ndalojë hyrjen në SHBA të terroristëve islamikë. Refugjatët nga Siria ndalohen deri në një vendim tjetër, kurse ato nga vendet e tjera pezullohen për 120 ditë. Më 2017-tën nuk guxojnë të futen më shumë se 50’000 refugjatë. Për më tepër, edhe përfaqësuesit e disa vendeve myslimane në 90 ditët e ardhshme nuk marrin viza për në SHBA. Përjashtim bëjnë vetëm poseduesit e vizave diplomatike dhe bashkëpunëtorët e organizatave ndërkombëtare. Në urdhëresë nuk përmenden emrat e këtyre shteteve të tjera, por besohet se flitet për të njëjtat vende për të cilat regjimin e vizave e kishte shtërnguar edhe Obama: Irani, Siria, Libia, Somalia, Jemeni dhe Iraku.

Ngritja e një muri përgjatë kufirit me Meksikën

Me dekret të Presidentit, Ministria për Sigurinë e Brendshme autorizohet të fillojë me ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Kufiri prej 3’200 kilometrave në disa segmente tenimë është i siguruar me gardhe, mure dhe bllokime. I paqartë mbetet financimi i tij, që mund të shkojë në 40 miliardë dollarë. Sipas zëdhënësit të Presidentit, njëherë për një herë për këtë duhet të përdoren mjetet e Ministrisë për Mbrojtje, pastaj duhet të shihet se në çfarë mase mund të kontribojë Kongresi në financimin e tij.

Modernizimi i pajisjes së forcave të Armatosura

Trump qëllimin e pajisjes së mëtutjeshme të Forcave të Armatosura e quan një rilindje të Forcave të armatosura. Gatishmëria për aksion e tyre duhet të shqyrtohet në 30 ditët e ardhshme; rezultatet e këtij do të reflektohen në buxhetin e 2017-tës. Përveç avionëve, anijeve etj., parashihet që të modernizohet edhe arsenali i armëve bërthamore. Ideja është që të shihet nëse ky arsenal është mjaftueshëm modern për rreziqet e shekullit të 21-të.

Emërimi i Stephen Bannonit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i ri amerikan e ka emëruar me dekret strategun e tij kryesor Stephen Bannon dhe Reince Priebus si anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ata me këtë bëhen anëtarë të të ashtuquajturit «Principals Committee» të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të grupit më të rëndësishëm të anëtarëve të qeverisë, ku bëjnë pjesë ministri i Jashtëm, ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes. Njëkohësisht, Presidenti i ka larguar nga Këshilli kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtorin e shërbimeve sekrete kombëtare. Përndryshe, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është komiteti më i rëndësishëm i Qeverisë amerikane në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Bannon konsiderohet si eksponent i lëvizjes së djethtë ekstreme «Alt-Right».

Ndërprerja e financimit të «Sanctuary Cities»

Në kuadër të shtërngimit të politikës për emigracionin, Trump është duke ua mbyllur burimet financiare atyre qyteteve, të cilat nuk po angazhohen kundër personave me qëndrim ilegal. Do të shkurtohen financat federale, nëse këto qytete nuk bashkëpunojnë me autoritetet e emigracionit.

Liberalizimi i rregullimit të prodhimit të të mirave

Amerikanë duhet të blejnë produkte amerikane – është një pohim që Trump e përsërit vazhdimisht. Për tä nxitur këtë dhe për ta rritur atraktivitetin e prodhimit në vend, Presidenti i ri dëshiron t’iu ofrojë firmave kushte më të mira përmes zvogëlimeve të rregullimeve, ndërhyrjeve. Nuk është bërë e qartë se në kurriz të kujt po liberalizohen rregullat e deritanishme; kjo do të sqarohet në një proces 60-ditor evaluimi.

Përshpejtimi i procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis

Kontrollet rutinore të ndikimit në mjedis besohet se në të kaluarën i kanë shtrenjtuar projektet e infrastrukturës, i kanë ngadalësuar ato dhe madje i kanë pamundësuar. Kësaj praktike Trump dëshiron t’i japë fund. Procedurat e vlerësimit në të ardhmen duhet të bëhen më eficiente dhe para së gjithash më të shpejta. Njëkohësisht udhëzohet që duhet të vazhdojë të sigurohet mbrotja e qytetarëve dhe e ambientit.

Të jetësohet gazsjellësi Keystone-XL dhe ai i Dakota-Accessit

Donald Trump angazhohet për jetësimin e sërishëm të projekteve të gazsjellësve të cilat i kishte pezulluar Barack Obama. Me dekretin e tij, Presidenti i ri e fton firmën e naftës TransCanada që ta ridorëzojë për shqyrtim projektin e saj «Keystone XL». Për më tepër, gazsjellsësi i përfunduar në masën 90 për qind i Dakota-Accessit duhet të mbarojë së ndërtuari, sepse përbën një projekt me interes kombëtar. Por, këto projekte duhet të kryhen mundësisht me punëtorë amerikanë dhe gazsjellës amerikanë. Kështu e kërkon memorandumi i nënshkruar nga Trump.

Dalje nga Marrëveshja e TTP-së

Dalja e SHBA-ve nga Marrëveshja Transpacifiste për Tregtinë e Lirë, TTP, ka qenë një ndër premtimet më të rëndësishme zgjedhore të Donald Trump. Për këtë ishte shprehur edhe Hillary Clinton. Ajo ishte arritur pas shumë negocialtave më 2015 dhe i lidhte SHBA-të në një zonë të lirë tregtare me njëmbëdhjetë shtete të tjera: Kanadanë, Meksikën, Perunë, Çilen, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Vietnamin, Malezinë, Singaporin dhe Brunein. Qëllimi i saj ishte zvogëlimi i mdikimit të Kinës në hapësirën e Paqësorit. Për Trumpin, kjo marrëveshje është një «vrasës i vendeve të punës». Me tërheqjen nga kjo marrëveshje, Presidenti  i ri amerikan shpreson të sjellë vende pune dhe industrinë përsëri në SHBA.

Dekreti kundër OJQ-vë, që përkrahin abortin

Ky dekret e rifuqizon një rregulli të mëhershëm, të vendosur më 1984 nga Ronald Reagan. Ky rregullim ishte suspenduar nga demokratët. Urdhëresa e Trumpit i ndalon ndihmat financiare shtetërore për organizata të huaja joqeveritare që oftojnë këshillime për abort, apo japin rekomandime për këtë. Trump me këtë i kënaq pritjet e krahut fondamentalist të republikanëve.

Ndalim-punësim të nëpunësve federal

Me këtë Trump kujdeset që në shërbimin federal të mos krijohen vende të reja të punës dhe të mos zëvendësohen ato që janë liruar. Kjo nuk vlen vetëm për fushën e sigurisë, domethënë ushtrinë. Përjashtohet edhe sektori i shëndetësisë publike. Trump synon që ta zhbëjë komplet Entin e Ambientit, EPA, dhe Departamentin e Arsimit. Ai e kishte kritikuar disa herë byrokracinë e korruptuar të Washingtonit.

Fshihen faqet e LGBT-ve, të klimës dhe të të drejtave qytetare në «whitehouse.gov»

Vetëm pak orë pas përurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-ve, ishin pezulluar faqe të ndryshme të internetit në faqen zyrtare të Qeverisë. Këtu bënin pjesë faqe lidhur me të drejtat qytetare, të LGBT-ve (Lesbian, Gay, Bisexual dhe Transgender), lidhur me tranformimet klimatike dhe sistemin shëndetësor.

Dekreti kundër Obamacare

Urdhëresa e Trumpit i udhëzon autoritetet amerikane t’i zvogëlojnë ngarkesat e pajustifikuara ekonomike dhe rregullatore të të ashtuquajturit «Affordable Care Act». Për më tepër, ky dekret iu lejon atyre heqjen e rregullimeve të veçanta të kësaj reforme shëndetësore, të lejojnë përjashtime dhe t’i vonojnë ato. Republikanët e luftojnë reformën shëndetësore të Obamas edhe për faktin se është një instrument i rishpërndarjes nga lartë poshtë. Ajo në fakt paraqet një sistem kompleks, i cili synon t’i rishpërndajë kostot e procedurave të shtrenjta mjekësore në sa më shumë të siguruar përmes subvencioneve dhe masave të tjera.

Ndalimin e të gjitha urdhëresave të panënshkruara akoma

Presidenti i ri amerikan ka urdhëruar ndalimin e të gjitha urdhëresave të panënshkruara akoma. Me këtë anulohen të gjitha vendimet e fundit të presidentit Obama, të cilat nuk janë nënshkruar ende. Kjo qasje nuk është e panjohur. Këtë metodë e kanë përdorur disa pararendës të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë edhe Barak Obaman.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta