Juventus transferon mbrojtës nga Bundesliga (Foto)

Sead Kolasinac, mbrojtësi i Schalkes, nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Juventusit.

Sipas Tuttosport, Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin boshnjak, Sead Kolasinac.

Ky i fundit pritet të arrijë në Torino javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, përcjell Express.

Por, Kolasinac nuk mund t’i bashkohet Juventusit deri në fund të sezonit pasi ka kontratë me Schalken deri në verë.

Juve e ka dashur Kolasinac në ekip gjatë janarit, si zëvendësim për Patrice Evran, por klubet nuk kishin arritur marrëveshje,

Kolasinac, i cili kishte ofertë edhe nga Chelsea, në verë do t’i bashkohet Juventusit si lojtari i lirë. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta