Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së

Irani ka thënë sot se komentet e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), rreth testimit të raketës balistike së fundmi, janë provokuese, të pabaza dhe të përsëritura.
Kështu është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, transmeton Express.

“Në vend se ta falënderojnë Iranin për luftën e tij të vazhdueshme kundër terrorizmit, qeveria amerikane praktikisht është duke i ndihmuar terroristët duke bërë pohime rreth Iranit, të cilat janë të pabaza, të përsëritura dhe provokuese,” Ghasemi është cituar nga televizioni shtetëror i Iranit.

Këshilltari i lartë i Sigurisë i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Flynn, e ka dënuar testimin e raketës, duke e quajtur atë provokim dhe shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Gazeta Express/

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta