Guardiola: Ky futbollist është si shalqiri, pa e hapë, nuk e di çfarë të del (Foto)

Gabriel shënoi gol dhe dhuroi një asist për skuadrën e Manchester Cityt

Manchester City fitoi në udhëtim të West Ham me rezultat të thellë prej 4:0, por ajo që vlen të përmendet përveç rezultatit është paraqitja fantastike e sulmuesit brazilian, transmeton Sportali.net.

“Ai (Gabriel) është si shalqi. Duhet t’a hapësh dhe pastaj e sheh se a është i mirë apo jo,” ka thënë Guardiola për BBC Sport.

Sulmuesi më i ri i Manchester Cityt pritet që të shpërthejë në Premier League pasi ka potencial të madh derisa në Kombëtaren e Brazilit është zgjedhja e parë e sulmit.

Temat
BotëSport

Të afërta