Gjatë muajit janar ATK mbylli 22 lokale të lojërave të fatit

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, gjatë muajit janar ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës.

“Fillimi i vitit 2017 ka nisur me një strategji e cila nuk do të ju le hapësirë shkelësve të ligjit. Në këtë mënyrë dje është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetaret, nga i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale.

Aksioni është udhëhequr nga Administrata Tatimore, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800”- thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta