A është Saimir Tahiri i lidhur me trafikun e drogës? Përgjigjet Adriatik Llalla

“Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka prova të jetë i lidhur me trafikun e drogës.”
Kështu është shprehur Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla lidhur me akuzat e bëra shpesh nga opozita për lidhjet e Tahirit me drogën.

Por sipas kryeprokurorit, pavarësisht se çështja e kanabisit në vend është alarmante, nuk ka prova të lidhjes së Tahirit me trafikun e drogës.

Llalla: Kultivimi i kanabisit është një problem tepër shqetësues. Ne kemi bashkëpunim me Guardia di Finanzia, përdit goditet drogë. Të gjitha rastet e konstatuara prokuroria, kur ka prova të plota vë para përgjegjësisë cilindo.

Fevziu: Tahiri i lidhur me trafikun e drogës?

Llalla: Nuk kemi asnjë provë të kësaj natyre

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta