Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes

Donald Trump thuhet se është nominuar për çmimin Nobel të Paqes për vitin e dytë radhazi.

Sipas “AFP” presidenti është nominuar nga ” një amerikan i paidentifikuar “, i cili dëshiron që Trump të njihet për “paqen që po mundohet përcojë permës ideologjisë dhe guximit të tij” .

Dita e fundit për të paraqitur kandidaturat për çmimin ishte të mërkurën dhe fituesit do të shpallen më vonë gjatë vitit, raporton “Syri.net”.

Lista për kandidatët e Çmimit Nobel për Paqe nuk është publikuar nga komisioni për 50 vjet, por ata që kanë dominuar kandidatët mund të shpallin publikisht zgjedhjen e tyre.

Trump u nominua gjithashtu edhe për çmimin e vitit të kaluar, kur ishte endet thjesht një kandidat për nominimin republikan. Por çmimi i shkoi Presidentit të Kolumbisë, Juan Manuel Santos për përpjekjet e tij gjatë luftës me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC). /SYRI.net/

Temat
ArtBotë

Të afërta