Donald Trump e paralajmëron Iranin pas testimit të raketës balistike (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se Irani është paralajmëruar edhe formalisht pas testimit të raketës balistike, e cila mund ta ketë shkelur rezolutën e OKB-së.
Trump shkroi në rrjetin social “Twitter” se Teherani duhet të jetë falënderuese për marrëveshjen bërthamore e arritur me SHBA-në dhe fuqitë e tjera botërore në vitin 2015, transmeton Express.

“Irani ishte buzë kolapsit derisa SHBA-ja u shfaq dhe i ofroi litarin e shpëtimit në formë të marrëveshjes së Iranit: 150 miliardë dollarë”, shkroi ai.


Ai ka thënë se Irani është paralajmëruar edhe formalisht për shkrepjen e raketës balistike.

“Irani është paralajmëruar edhe formalisht për shkrepjen e raketës balistike. [Irani] duhet të jetë falënderues për marrëveshjen e tmerrshme që SHBA-ja e bëri me të,” shkroi ai.

Nuk është e qartë se çfarë masash do të marrë Trump, apo ky ishte thjesht një paraljmërim verbal./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta