Detaje të reja shokuese nga dokumentari për Brad dhe Angelina

Jolie nuk ishte fajtore për për ndarjen e Pitt dhe Aniston, thonë burimet.
Angelina Jolie nuk ishte përgjegjëse për ndarjen e Brad dhe Jennifer Aniston!

Ky është pretendimi i një dokumentari të ri shpërthyes, ka mësuar RadarOnline.com.

“Brad dhe Jennifer kishin probleme serioze për një kohë të gjatë para se të vinte në radhë Angelina”, tha një burim i brendshëm i produksionit për Radar. “Ky film më në fund do të zbulojë arsyen e vërtetë se pse Brad dhe Jen janë ndarë. Nëse arsyeja nuk ishte Angelina Jolie, do të ishte dikush tjetër!”

Insajderi vazhdoi, “Filmi tregon qartë se është një model në sjelljen e tij në marrëdhënie”.

Por, pa marrë parasysh shkakun e ndarjes poshtëruese, burimi pohoi se Aniston më në fund ka marrë hakun.

“Jennifer duket e tronditur për rrugën që Brad zgjodhi në 12 vitet e fundit. Disa nga akuzat kundër tij janë të pabaza, por akuzat e alkoolit dhe drogës janë të vërteta, dhe e gjitha zbulohet në filmin”. Në të vërtetë, Pitt ka pranuar vetë për përdorimin e marihuanës.

Dokumentari, i titulluar “Broken: The Incredible Story of Brad And Angelina”, ka për qëllim një vështrim të balancuar për ditët e para të çiftit dhe dështimin përfundimtar.

Insajderi këmbënguli: “Nuk ka rëndësi se sa keq mendojnë njerëzit për sjelljen e Angelina, ky film do të jetë i drejtë. Ajo ka dhënë një kontribut shumë më të rëndësishëm për të drejtat e njeriut se çdo njeri tjetër në Hollywood. Kauzat e saj filantropike janë të vërteta. Disa të famshëm duan të dalin vetëm para kamerave, por ajo është shumë e veçantë”./GazetaExpress/.

Temat
ArtShowbiz

Të afërta