UNICEF rihap 23 shkolla fillore në Alepo

Gjatë pak javëve të kaluara, UNICEF-i kontribuoi në rihapjen e 23 shkollave fillore në Alepon Lindore, çka u mundësoi 6 500 fëmijëve rikthimin në bankat e shkollave.

 

UNICEF-i ka siguruar gjithashtu furnizime të ndryshme, zhvillimin e programeve të përshpejtuara mësimore, trajnimin e mësuesve për mbushjen e boshllëqeve të krijuara nga nxënësit për shkak të ndërprerjes së procesit mësimor si edhe ndërtimin e disa klasave parafabrikat.

UNICEF-i ka siguruar edhe pako mësimore për 90 000 fëmijë më Idlib dhe në periferinë perëndimore të qytetit të njohur sirian, përcjell Atsh.

“Rikthimi i fëmijëve në shkolla ka qenë një nga prioritetet tona”, deklaroi Hanaa Singer, përfaqësuese e UNICEF-it për Sirinë.

Të paktën 1,7 milionë fëmijë nuk ndjekin aktualisht shkollën në Siri.

Temat
BotëLajme

Të afërta