Zbulohet arsyeja pse Afrona i fshiu fotot me Bleron (Foto)

Krizat e çiftit Afrona dhe Blero si duket janë të pashmangshme!

Përsëri e njëjta histori!

Afrona i ka fshirë pothuajse të gjitha fotot me të fejuarin e saj këngëtar Blero, ndërsa ky i fundit ka pranuar së lidhja e tyre po pëson një krize tjetër, shkruan Magazina.al.

Përderisa këto ditë po flitet shumë për çiftin, që të dy nuk ndalojnë duke hedhur foto të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi Afrona ka postuar një thënie, ku lë të nënkuptohet se i dashuri i saj nuk e kupton dhe e dëgjon atë sa duhet.

”Kur një njeri mund të dëgjoj për ndjenjat e një gruaje pa u zemëruar dhe frustruar, ai i jep një dhuratë të mrekullueshme të saj. Ai e bën të sigurt për të që të shprehë veten. Sa më shumë që ajo është në gjendje për të shprehur veten, aq më shumë ajo e ndjen se po e dëgjon dhe e kuptonë, dhe ajo më shumë është në gjendje që ti jep një njeri dashurinë e besuar, pranimin, vlerësimin, admirim, miratim, dhe inkurajimin që ai ka nevojë”.

Temat
Showbiz

Të afërta