Veseli udhëton drejt SHBA-ve, përfaqëson Kosovën në Lutjet e Mëngjesit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas qëndrimit të tij në Itali, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik për Kosovën, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në SHBA, Kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, organizim ky tradicional, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Kryeparlamentari Veseli është lideri më i lartë shtetëror i Kosovës që sivjet përfaqëson vendin në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.

Temat
LajmeVend

Të afërta