UNMIK-u i dhuron Shtimes një veturë

UNMIK-u ia ka dhuruar komunës së Shtimes një veturë. Vetura e tipit TOYOTA është e përdorur dhe është pranuar nga drejtori për Administratë të Përgjithshme, Ekrem Reçica.

Dorëzim-pranimi është bërë në selinë e UNMIK-ut, në Prishtinë.

Kjo veturë e dhuruar do të jetë në shërbim të administratës komunale, pas rregullimit të dokumentacionit të pronësisë. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta