Punëtoria e radhës për trashëgiminë kulturore mbahet në Prizren

Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë punëtori innovative të trashëgimisë kulturore sot në qendrën rajonale për trashëgimi kulturore në Prizren.

Në punëtori do të mblidhen të rinjë të cilët do të njihen me metoda inovative për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si dhe me situatën aktuale të objekteve me rëndësi të madhe kulturore në qytetin e Prizrenit.

Prezantime do të ketë edhe nga përfaqësues të organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, Kosovë dhe organizatës Ec Ma Ndryshe.

Pasdite, pjesëmarrësit do të vizitojnë xhaminë e Sinan Pashës dhe kishën e Shën Gjergjit.

Temat
LajmeVend

Të afërta