Pacolli: AKR-ja është subjekti i vetëm që do të mund t’i realizojë projektet për kryeqytetin

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, sot Dega e IV-të e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, në prani të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Kjo degë, nga pesë sa i ka Prishtina, përfshinë Tophanen, Qendrën, Kalabrinë, Dardaninë dhe Ulpianën.

Punimet e Kuvendit të degës së katërt të Prishtinës, nga afër kishte ardhur t’i ndjekë edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Duke i përshëndetur të pranishmit, me një fjalë rasti Presidenti Pacolli i falënderoi ata për punën dhe përkushtimin e treguar ndaj AKR-së.

“Tani ka ardhur koha e demokracisë liberale. Ne jemi të bindur se Aleanca Kosova e Re do të jetë fitimtare, sepse AKR-ja është subjekti i vetëm që mund t’i realizojë projektet zhvillimore për kryeqytetin”, ka shtuar ndër të tjera Presidenti Pacolli.

Punimet e Kuvendit i hapi Koordinatori i Degës së AKR-së në Prishtinë, Valon Berisha, i cili, duke i uruar punë të mbarë Kuvendit të Degës së katërt të AKR-së në Prishtinë, falënderoi të pranishmit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces dhe i paraqiti dy kandidatura.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i Degës së IV-të të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Lulzim Kastrati.

Kryetari i degës së katërt të AKR-së në Prishtinë, premtoi para mysafirëve se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta