Niveli i liqenit të Ohrit nën normën minimale

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit tani për tani është 693.06 metër, që do të thotë se është 4 cm më i ulët se minimumi absolut i lejuar, 693.10 metër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u konstatua mbrëmë nga hidrologët e Entit Hidro-Meteorologjik (EHM), të cilët verifikuan saktësinë e të dhënave për nivelin e këtij liqeni, që i jep sistemi i mbikëqyrjes.

Verifikimi ka treguar se ka mospërputhje të dhënash të sistemit me gjendjen faktike. Vasko Stojov nga EHM-ja thotë se kjo ndodhë pasi që në pusin ku është vendosur sistemi i mbikëqyarjes ka rrjedhë, prandaj edhe ndodh nji gjë e këtillë. Nëse do të vazhdojë sistemi të jep të dhëna të gabuara, atëherë do të shkyçet.

Temat
LajmeRajon

Të afërta