Lohan takon Erdoganin, përshëndet Trumpin me ‘Aleikum Selam’ (Foto)

Lindsay Lohan njihet si një femër provokative e cila ngacmon imagjinatën e njerëzve.

Njësoj ka vepruar edhe së fundmi në publikimin e disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.net

Lohan është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe zonjën e parë të cilët i ka falenderuar për mikëpritjen që i kanë bërë, por ajo çfarë ka rënë në sy është përshëndetja që ajo i ka bërë presidentit të Amerikës Donald Trump.

Ajo Trumpin e përshëndeti me ‘Alejkum Selam’ përshëndetje kjo islame që do të thotë ‘Paqja qoftë mbi ju’.

Ky vjen si mesazh pas vendimit të fundit të Donald Trumpit për ndalimin e përkohshëm të refugjatëve myslimanë.

Temat
BotëLajmeShowbiz

Të afërta