KK i Malishevës me deklaratë kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e saj të parë për këtë vit, përmes një deklarate, ka reaguar ndaj arrestimit të ish kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Deklaratën para anëtarëve të kuvendit, e ka lexuar kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e saj të parë për këtë vit, përmes një deklarate, ka reaguar ndaj arrestimit të ish kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Deklaratën para anëtarëve të kuvendit, e ka lexuar kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe në këtë deklaratë thuhet:

Ne si Kuvendi Komunës së Malishevës, jemi të shqetësuar sikur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për proceset e montuara nga qeveria serbe, ndaj të gjithë ushtarëve të UCK-së. Përmes këtyre proceseve po tentohet të barazohet lufta çlirimtare e UCK-së, me gjenocidin e ushtruar mbi popullin tonë. Andaj, Kuvendi Komunal nxjerrë këtë deklaratë:

1.Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që përmes mekanizmave të saj, të bëjë presion në organizma ndërkombëtarë, veçanërisht organeve të drejtësisë franceze, që sa më parë ta lirojnë Ramush Haradinaj.

2.Haradinaj e ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës, pastërtinë për veprimtarinë e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku si rezultat është shpallur i pafajshëm.

3.Gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, posaçërisht gatë viteve të luftës 1998/1999, e dënuan të gjitha shtetet demokratike të botës dhe e ndëshkuan me intervenimin e NATO-s, ku një ndër shtetet më aktive ishte edhe shteti Francez. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta