Ivanov: Do të veproj në pajtim me Kushtetutën dhe në interes së shtetit dhe qytetarëve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot e priti kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Ivanovski.

Në takim Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Ivanov ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta