Hyseni i bën thirrje drejtësisë franceze që ta lirojë Haradinajn

Ministri i Punëve të brendshme Skender Hyseni, i ka bërë thirrje drejtësisë franceze që të liroj liderin e AAK-së Ramush Haradinajn.

“E shfrytëzoj këtë rast që ti bëj thirrje drejtësisë franceze ta lirojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, ka thënë Hyseni, raporton “Zeri.info”.

Këto komente Hyseni i bëri në akademinë përkujtimore për nder të 20 vjetorit të rënies së heronjve të Kombit, Zahir Pajazitu, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, me ç’rast tha se këta, janë ndër themeluesit e parë të UÇK-së, të cilët bënë sakrificën më sublime, dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Jemi mbledhur sërish në një 31 Janar tjetër, t’i nderojmë këta që ranë për liri. Flijimi i tyre është i pastër sikur lufta e Kosovës”, tha Hyseni.

Temat
LajmeVend

Të afërta